BËHUNI OFICERË NË ARMATËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT!
Ftojmë të gjithë të rinjtë nën moshën 28 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe transport, mbrojtje, siguri, shkenca ekonomike, juridike, shkenca organizative dhe menaxhim, arte muzikore dhe fusha të tjera të listuara në këtë konkurs, të interesuarit për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të aplikojnë në Konkursin e shpallur nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup. Kandidatët e përzgjedhur do të dërgohen për aftësim profesional dhe përmirësim për oficerë për shërbimet e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 6 muajsh, pas së cilës kursantët të cilët e kanë përfunduar me sukses procesin do të avancohen në gradën toger në shërbimin përkatës dhe të fillojë punën në Ministrinë e Mbrojtjes, në pajtim me aktin për sistematizim në ministri dhe aktin për formimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha detajet rreth konkursit, kushtet dhe procedurën i gjeni në konkursin e publikuar më poshtë.
MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI”- Shkup
Në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për Akademinë ushtarake (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 83/2009), Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” - Shkup (në tekstin e mëposhtëm Akademia) publikon
KONKURS
për regjistrimin e kandidatëve me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Akademia publikon konkurs për regjistrim të 30 (tridhjetë) kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbimet në Ministrinë së Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aftësimi dhe përkryerja profesionale është me kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË KONKURS
Në konkurs mund të paraqiten kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme në vijim:
KUSHTET E PËRGJITHSHME
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të ketë përfunduar ciklin e parë të studimeve akademike (studimet universitare) me të paktën 240 kredi SETK të fituara në sferat dhe fushat e mëposhtme shkencore (sipas Klasifikimit të sferave, fushave dhe drejtimeve të kërkimit shkencor sipas klasifikimit ndërkombëtar Fraskativ): shkencat teknike-teknologjike (elektroteknikë, elektromakineri, elektronikë dhe automatizim, makineri, komunikacion dhe transport, inxhinieri e telekomunikacionit, teknologji kompjuterike dhe informatikë, shkencat shoqërore (të gjitha fushat), fusha shkencat humane (artet muzikore);
- mos të jenë më të moshuar se 28 (njëzetetetë) vjet në ditën e paraqitjes dhe parashtrimit të dokumenteve;
- të kenë aftësi të mira psikofizike.
KUSHTET E POSAÇME:
- ndaj tyre të mos jetë e shqiptuar masa e sigurisë, ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës;
- t`i plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për klasifikim të informatave, të cilin e dëshmon organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes;
- të japin testin për aftësi fizike në pajtim me test-programin për kontrollim të aftësisë fizike të personave me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhje përkryerje profesionale për oficerë për shërbim;
- të kalojnë testimin për njohje të gjuhës angleze;
- të kalojnë kontrollin në intervistë;
- për shërbimin e komunikacionit, kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve në fushën shkencore të shkencave tekniko-teknologjike në fushën shkencore të komunikacionit dhe transportit;
- për shërbim teknik, kandidatët duhet të kenë kryer ciklin e parë të studimeve në fushën shkencore të shkencave tekniko-teknologjike në këto fusha shkencore: makineri (automjetet, automatizim, teknologjitë dhe sistemet e inxhinierisë së prodhimit, mekanizimi i transportit, mekanika e lëngjeve dhe sistemet elektrike teknike), inxhinieri telekomunikacioni(të gjitha fushat), inxhinieri kompjuterike dhe informatikë(të gjitha fushat);
- për shërbimin muzikor, kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve në fushën shkencore të shkencave humane, në fushën shkencore të arteve muzikore (llojet e instrumenteve - tela, piano, harpë, fizarmonikë, tunxh, goditëse e të tjera);
- për specializimin e përgjithshëm-ushtarak- 15 kandidatë; kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve në fushën shkencore të shkencave shoqërore, në të gjitha fushat;
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale mbahet llogari për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive etnike dhe zhvillim të perspektivës gjinore, me respektimin e parimit të profesionalizmit dhe kompetencës.
KRITERET PËR ZGJEDHJE DHE REGJISTRIM
Kriteret për regjistrim të personave me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për nevojat e Ministrisë dhe Armatës janë:
1. Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë të studimeve;
2. Të kalojnë kontrollin për përcaktimin e aftësisë psikofizike;
3. Suksesi i arritur nga kontrolli i aftësisë fizike;
4. Suksesi i arritur nga kontrolli i njohjes së gjuhës angleze dhe
5. Suksesi i arritur nga kontrolli në intervistë.
Vlerësimi i kritereve shprehet përmes pikëve.
VLERËSIMI I SUKSESIT NË RENDITJEN FILLESTARE
Numri maksimal i pikëve të cilat mund ti fitojë një kandidat sipas të gjitha kritereve është 100 pikë.
Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë llogaritet më së shumti 40 pikë.
Suksesi nga testimi i aftësisë fizike vlerësohet me më së shumti 20 pikë.
Suksesi nga provimi në gjuhë angleze vlerësohet me më së shumti 20 pikë.
Kontrolli i intervistës së realizuar vlerësohet me më së shumti 20 pikë.
Vlerësimi i suksesit të ciklit të parë të studimeve katërvjeçare bëhet si më poshtë: shtohen të gjitha notat e shënuara në certifikatën për provimet e mbartura nga të gjitha vitet e studimit, shuma e fituar pjesëtohet me numrin e notave dhe kështu nota mesatare e fituar shumëzohet me 4. Në këtë mënyrë mund të fitohen maksimumi 40 pikë.
Vlerësimi i aftësisë fizike të kandidatëve bëhet sipas Test-programit për kontrollin e aftësisë fizike të personave me ciklin e parë të studimeve akademike të përfunduara për formim dhe zhvillim profesional për oficerët e shërbimit, në mënyrë që numri i arritur i pikëve të testimit (maksimumi 100 pikë) shumëzohen me koeficient 0,2. Në këtë mënyrë mund të fitohen maksimumi 20 pikë.
Vlerësimi i suksesit të arritur në provimin e gjuhës angleze bëhet në mënyrë që numri i pikëve të arritura në test (maksimumi 100 pikë) të shumëzohet me koeficientin 0.2. Në këtë mënyrë ju mund të merrni maksimumi 20 pikë.
PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT
Konkursin e zbaton Komisioni për konkurrim të cilin e formon dekani i Akademisë.
Pas përpunimit teknik të dokumentacionit, komisioni i konkurrimit udhëzon kandidatët të kontrollojnë aftësinë psiko-fizike të kryer nga Komisioni Ushtarako-Mjekësor në Qendrën mjekësore ushtarake.
Komisioni ushtarako-mjekësor parashtron lajmërim të nënshkruar nga anëtarët e komisionit, për kontrollet e realizuara mjekësore të kandidatëve deri te Komisioni konkurrues, në afat prej tri ditëve pas realizimit të kontrolleve.
Kundër konstatimit, vlerësimit dhe mendimit të Komisionit Mjekësor Ushtarak, kandidati mund të bëjë ankim në afat prej tri ditëve nga dita e njoftimit për konstatimin, vlerësimin dhe mendimin, deri te Komisioni Ushtarak Mjekësor i shkallës së dytë.
Vendimi i komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar.
Gjatë kontrollit të aftësisë psiko-fizike, kandidatët duhet të kenë dokumente identiteti (letërnjoftim ose pasaportë) dhe librezë shëndetësore.
Kandidatët që kanë kaluar testin e aftësisë psiko-fizike dërgohen për një test të aftësisë fizike.
Kontrolli i aftësisë fizike kryhet sipas programit të testimit për kontrollin e aftësisë fizike të publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë në linkun e mëposhtëm: https://ma.edu.mk/upis/test-programa-za-proverka-na-fizichka-sposobnost
Testi i aftësisë fizike ka karakter eliminues dhe në procedurën e mëtutjeshme nuk do të renditen kandidatët që nuk kanë plotësuar normat e përcaktuara, pra që nuk kanë marrë minimumi 10 pikë nga 20 pikët e mundshme për secilën disiplinë individualisht.
Gjatë kontrollit të aftësisë fizike, kandidatët duhet të kenë dokumente identiteti (letërnjoftim ose pasaportë) dhe pajisje sportive.
Kandidatët që kalojnë testin e aftësisë fizike dërgohen për një test të njohjes së gjuhës angleze.
Testimi për njohje të gjuhës angleze realizohet me dhënien e testit përkatës në Qendrën për gjuhë huaja pranë Komandës për trajnim dhe doktrina të Armatës.
Testimi për njohje të gjuhës angleze bëhet përmes dhënies së testit ALCPTAmerican Language Course Placement Test- https://www.dlielc.edu/testing/alcpt_test.php
Testimi përmes intervistës bëhet nga Komisioni i konkursit përmes bisedës me secilin prej kandidatëve veç e veç.
Radhitja e kandidatëve
Numri i përgjithshëm i pikëve, në bazë të cilave renditen kandidatët, fitohet duke shtuar pikë nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve të arritur gjatë ciklit të parë të studimeve akademike, nga testi i aftësive fizike, nga testi i njohurive të gjuhës angleze dhe nga testi me intervistë.
Radhitjen e kandidatëve e bën Komisioni i konkursit.
Kusht për radhitjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale janë minimum 60 pikë të fituara në të gjitha bazat e 100 pikëve të mundshme.
Brenda 24 orëve pas realizimit të të gjitha testimeve , Komisioni i konkursit përgatit dhe publikon në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë rang-listë preliminare të rezultateve të fituara të kandidatëve me ciklin e parë të studimeve të përfunduara për regjistrim në aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë të shërbimit për nevojat e Ministrisë dhe të Armatës për secilin shërbim.
Në rang-listë për secilin kandidat theksohen: numrin e pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve të arritur gjatë ciklit të parë të studimeve akademike, numrin e pikëve nga testi i aftësisë fizike, numrin e pikëve nga testi i gjuhës angleze, numrin e pikët nga intervista dhe numri i përgjithshëm i pikëve.
Për rang-listën preliminare, kandidati ka të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë përmes komisionit të konkursit, në afat prej 24 orëve pas publikimit të saj.
Vendimet në lidhje me ankesat publikohen në tabelën e shpalljeve dhe ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/, në afat prej 24 orëve të theksimit të afatit për parashtrimin e ankesave.
Vendimi i Drejtorisë së Akademisë pas ankesës është përfundimtar.
Nëse nuk janë parashtruar ankesa brenda afatit të paraparë, rang-lista preliminare bëhet rang-listë përfundimtare.
Pas publikimit të rang-listës përfundimtare, Këshilli mësimor-shkencor i Akademisë përcakton dhe dorëzon mendim me propozim deri te ministrja e mbrojtjes. Ministrja e mbrojtjes sjell vendim për pranimin e kandidatëve për regjistrim për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë në shërbim për nevojat e Ministrisë dhe Armatës.
AFATET
Kandidatët e interesuar për regjistrim në aftësimin profesional dhe trajnimin për oficerë për shërbimet e Akademisë mund të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për regjistrim 8 (tetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit, gjegjësisht jo më vonë se data 23.03.2023.
Pas përcaktimit të listave të aplikimit, vetëm kandidatët e regjistruar që plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për të nisur procesin e përzgjedhjes.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË KONKURS
Kandidatët që konkurrojnë në Konkursin duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Fletëparaqitje (formular i plotësuar i cili merret në Akademi ose ueb faqe të Akademisë) linku: https://ma.edu.mk/upis/kako-da-konkurirash
- Diplomë dhe shtesë të diplomës ose certifikatë për ciklin e parë të mbaruar të studimeve për kandidatët, të cilët deri në ditën e publikimit të konkursit nuk u është dhënë diplomë, gjegjësisht diplomë e nostrifikuar për kandidatët që kanë diplomuar jashtë vendit;
- Certifikatë e shtetësisë;
- Certifikatë e lindjes;
- Certifikatë nga gjykata kompetente se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë e ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës dhe
- Biografi të shkurtë (CV)
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet për regjistrim në konkurs personalisht në zyrën e Akademisë ose me postë në adresën rr. “Vasko Karangeleski” pn në Shkup.
SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE
Kandidatët e pranuar në Konkursin për aftësim dhe përkryerje profesionale e fitojnë statusin e dëgjuesit.
Të drejtat e veçanta dhe detyrimet e dëgjuesve do të rregullohen me marrëveshje.
Kandidatëve që do të dërgohen për aftësi dhe përkryerje profesionale për oficerë në shërbim për shërbimet u sigurohet:
- Akomodim dhe ushqim, uniformë dhe veshmbathje, tekste shkollore dhe mjete të tjera ndihmëse për nevojat e studimit, pa kompensim;
- Sigurim shëndetësor dhe invalidor, nëse nuk e kanë të siguruar në bazë tjetër;
- Kompensim të shpenzimeve të rrugës për transport për ardhje në Akademi dhe për kthim deri në vendbanim në shumë të kartës së autobusit edhe atë në fillim dhe mbarim të aftësisë dhe përkryerjes profesionale, si dhe të shpenzimeve të rrugës në praktikë nga Akademia, nëse nuk e shfrytëzojnë transportin e rregullt të organizuar dhe
- Pagesa mujore në të holla për nevojat e domosdoshme personale, në shumë prej 100% neto pagesës së paguar mesatare mujore për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të publikuar nga Enti shtetëror i statistikave për muajin e fundit para pagesës.
Pas përfundimit të formimit dhe përmirësimit profesional, dëgjuesit e kursit dalin me gradën toger në shërbimin përkatës dhe fillojnë punën në Ministrinë e Mbrojtjes, në përputhje me aktin për sistematizim në ministri dhe aktin për formimin e Armatës së Republika e Maqedonisë së Veriut.
Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE