Në bazë të nenit 21 paragrafi 1 nga Ligji për Akademinë Ushtarake („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 83/2009), Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ - Shkup publikon
K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe studentë për nevojat për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shëmtim në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ - Shkup për vitin akademik 2024/2025
Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup shpall Konkurs për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake:
- për 25 kandidatë për studentë/kadetë
- për 5 kandidatë për studentë për nevojat e menaxhimit me kriza dhe
- për 5 kandidatë për studentë për nevojat për mbrojtje dhe shpëtim.
Studimet e ciklit të parë të studimeve organizohen sipas programeve studimore të akredituara me ligj, normativa, standarde dhe metodologji të pranuara nga hapësira e vetme Evropiane për arsim të lartë, të vlerësuara me kredi sipas EKTS-së. Programet studimore të ciklit të parë të studimeve në Akademi përmbajnë 240 kredi dhe zgjasin katër vite. Çdo vit në programin studimor përmban 60 kredi.
TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË KONKURS
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të kenë të mbaruar arsim të mesëm katërvjeçar;
- mos të jenë më të moshuar se 21 vjeç në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve dhe
- të jenë të aftë psiko-fizikisht (vërtetohet përmes komisionit ushtarako-mjekësor).
Krahas kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të përmbushin edhe kushtet e veçanta:
- të mos të kenë marrë masë ndalese për kryerje të profesionit, aktivitetit apo detyrës;
- të plotësojnë kriteret e sigurisë sipas Ligjit për Informata të Klasifikuara, që i vërteton shërbimi përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes
- me sukses të kenë kaluar testin për aftësi fizike me Test - program për kontrollimin e përgatitjes fizike
- me realizimin e provimeve pranuese të caktohet niveli i njohjes së matematikës dhe gjuhës angleze.
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë kryer arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut apo një pjesë të arsimit të mesëm jashtë shtetit si dhe kandidatët që kanë mbaruar maturë ndërkombëtare, regjistrohen në kushte të barabarta dhe kritere të ciklit të parë të studimeve.
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për shkollim në Akademi mbahet llogari për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive etnike dhe zhvillim të perspektivës gjinor, duke respektuar parimet e profesionalizmit dhe kompetencave.
Pjesëtarë të forcave të sigurimit, fëmijë të pjesëtarit të vrarë ose të ndjerë dhe fëmijë të invalidit të luftës nga grupi I deri VII, në pajtim me nenin 13 paragrafi (2) nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, kanë përparësi gjatë regjistrimit në Akademi, pa pagesë të participimit në kuadër të kuotave të përcaktuara na Qeveria e Republikës së Maqedonisë për numrin e studentëve kadetë të Akademisë, nëse i kanë plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për regjistrim në Akademi dhe kushtet e konkursit publik. Këtë të drejtë kandidatët e realizojnë me parashtrimin e dokumenteve të lëshuara nga organi shtetëror kompetent, gjatë paraqitjes në konkursin publik.
KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR REGJISTRIM
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për regjistrim të ciklit të parë në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" - Shkup, vitin akademik 2024/2025 krahas kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta merren parasysh kriteret e mëposhtme:
- suksesi përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët të arritur në arsimin e mesëm;
- suksesi nga matura shtetërore;
- suksesi nga provimi i realizuar pranues nga matematika;
- suksesi i provimit të realizuar me shkrim nga gjuha angleze dhe
- suksesi i arritur nga testi i aftësive fizike.
VLERËSIMI I SUKSESIT
Vlerësimi i kritereve shprehet me pikë.
Numri maksimal i pikëve që kandidati mund ta fitojë sipas të gjitha kritereve është 100 pikë.
Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët, i arritur në arsimin e mesëm merr pjesë me më së shumti 35 pikë, ndërsa suksesi nga matura shtetërore ose matura ndërkombëtare me më së shumti 25 pikë.
Në suksesin e përgjithshëm të arritur në arsimin e mesëm, si kriter për regjistrim, shtohet:
-
- suksesi i provimit pranues nga lënda e matematikës, me më së shumti 15 pikë;
- suksesi i provimit pranues nga gjuha angleze, me më së shumti 15 pikë;
- suksesi nga kontrollimi i përgatitjes fizike vlerësohet me më së shumti 10 pikë.
Vlerësimi i suksesit në arsim të mesëm bëhet si vijon: mblidhen të gjitha notat e dëftesave nga të gjitha vitet, shuma e fituar ndahet nga numri i notave dhe kështu mesatarja e fituar shumëzohet me 7. Në këtë mënyrë mund të merren maksimum 35 pikë.
Vlerësimi i provimit të maturës shtetërore bëhet në këtë mënyrë: për të gjithë kandidatët, lënda e gjuhës amtare (E1)është provim i jashtëm i detyrueshëm nga provimi i maturës shtetërore. Lëndët e tjera (të jashtme dhe të brendshme) që kandidatët zgjedhin gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore dhe që janë të rëndësishme për regjistrimin në Akademi janë këto:
Lënda zgjedhore e jashtme (Е2): matematika (niveli bazik), matematika (niveli i avancuar) ose gjuhë e huaj.
Lëndë e brendshme(I1):
- Për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhur si lëndë e jashtme), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhur si lëndë e jashtme), informatika, fizika, kimia, historia,sociologjia dhe gjeografia;
- Për arsim të mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhur si lëndë e jashtme), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhur si lëndë e jashtme), biznes, informatika, fizika, kimia, historia dhe një lëndë profesionale.
Lëndë e brendshme(I2):
- për gjimnaz: matematika (nëse nuk është e zgjedhur si lëndë e jashtme), gjuhë e huaj (nëse nuk është e zgjedhur si lëndë e jashtme), informatika, fizika, kimia, historia,sociologjia dhe gjeografia.
Për arsim të mesëm profesional: matematika (nëse nuk është e zgjedhur si lëndë e jashtme), gjuhë e huaj (nëse nuk është e zgjedhur si lëndë e jashtme),biznes, informatika, fizika, kimia, historia dhe një lëndë profesionale.
Për të dyja lëndët e jashtme:
- për kandidatët që në maturën shtetërore kanë dhënë një lëndë të jashtme të rëndësishme për programin e studimit për të cilin aplikojnë, nota nga çdo lëndë e jashtme shumëzohet me koeficientin 0,6dhe asaj i shtohet grada perceptuese e kandidatit (shprehur në përqindje) për lëndën përkatëse pjesëtuar me 25;
- për kandidatët që kanë dhënë një lëndë të jashtme në maturën shtetërore, e cila është e parëndësishme për programin e studimit për të cilin aplikojnë, pikët nga ajo lëndë, të marra sipas metodologjisë së mësipërme, shumëzohen me faktorin 0.
Mbi këtë bazë, për të tre lëndët e jashtme mund të merren maksimumi 14pikëpër të gjitha dy lëndët e jashtme.
Për të dyja lëndët e brendshme:
- nota për lëndën e brendshme të maturës shtetërore, e cila është e rëndësishme për programin e studimit për të cilin kandidati ka aplikuar, shumëzohet me koeficientin 0,8;
- nota nga lënda e brendshme e marrë në provimin e maturës shtetërore, e cila është e parëndësishme për programin e studimit për të cilin kandidati aplikon, shumëzohet me koeficientin 0.
Mbi këtë bazë mund të merren maksimumi 8pikëpër të gjitha dy lëndët e brendshme.
Për detyrën projektuese:
Nota nga detyra projektuese shumëzohet me koeficientin 0.6. Mbi këtë bazë mund të merren maksimumi 3 pikë.
Për kandidatët që i janë nënshtruar provimit ndërkombëtar të maturës, vlerësimi i suksesit bëhet në këtë mënyrë: për katër lëndë mblidhen notat, shuma e fituar pjesëtohet me katër dhe më pas herësi shumëzohet me 4 (që fitohen maksimumi 20 pikë) dhe nota shtohet nga tema e maturës (5 pikë).
Në këtë mënyrë mund të merren 25 pikë.
Vlerësimi i provimit pranues për matematikë përbëhet nga kontrolli i njohurisë për matematikë nga arsimi i mesëm, përmes Testit-kontrollit - https://ma.edu.mk/studenti/upis/podgotvi-se
Vlerësimi i provimit pranues për gjuhë angleze përbëhet nga kontrolli i gjuhës angleze përmes hyrjes në test - American Language Course Placement Test (ALCPT) - https://www.dlielc.edu/testing/alcpt_test.php
Vlerësimi i përgatitjes fizike që përbëhet nga kontrolli i përgatitjes fizike të kandidatëve është dhënë në Shtojcën 1 të Rregullores për kushtet, kriteret, mënyrën dhe procedurën për realizimin e konkursit publik dhe procedurën për zgjedhje të kandidatëve për regjistrim të ciklit të parë të studimeve në Akademinë ushtarake - https://ma.edu.mk/wp-content/uploads/fizicko-pitomci.pdf
PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT
Për realizimin e Konkursit për regjistrim në ciklin e parë të studimeve të Akademisë formohet komisioni i konkursit dhe nën komisionet.
Procedura për realizimin e provimit pranues për matematikë dhe gjuhë angleze realizohet sipas Test-programit të Akademisë.
Testimi i kandidatëve bëhet në mënyrë anonime me përdorim të shifrës, në vend të emrit dhe mbiemrit.
Para fillimit të testit të aftësisë fizike, përcaktohet aftësia psiko-fizike e kandidatëve. Ky kontroll është i një natyre eleminuese.
Aftësia psiko-fizike e kandidatëve përcaktohet duke kryer ekzaminime specialiste dhe duke dhënë raport, vlerësim dhe mendim nga Komisioni Ushtarak Mjekësor.
Gjatë kontrollit të aftësisë psiko-fizike, kandidatët duhet të kenë dokumente identiteti (letërnjoftim ose pasaportë) dhe librezë shëndetësore.
Kundër Raportit, vlerësimit dhe mendimit të Komisionit Mjekësor Ushtarak, kandidati mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin Mjekësor Ushtarak të Shkallës së Dytë. Vendimi i Komisionit Mjekësor Ushtarak të Shkallës së Dytë është përfundimtar.
Procedura për kryerjen e testit të përgatitjes fizike përbëhet nga kontrolli i përgatitjes fizike nga Komisioni qendror për kontrollimin e aftësisë fizike të personelit ushtarak aktiv në detyrë në Ministri, për pranimin e personelit ushtarak për të shërbyer në Ushtri, si dhe për mbikëqyrjen e punës së komisioneve nga komandat dhe njësitë e Ushtrisë, në disiplinat e mëposhtme:
|
Kërcim në largësi nga vendi |
Qëndrim në traversë |
Ushtrime barku |
Vrapim |
||||||
|
Meshkuj |
Femra |
Meshkuj |
Femra |
Meshkuj |
Femra |
Meshkuj 1600 m |
Femra 800 m |
||
Pikë për minimum |
centimetra |
përsëritje |
Qëndrime në traversë /sek. |
ngritje |
minuta |
|||||
|
180 |
120 |
3 |
3 |
25 |
25 |
8,00 |
6,00 |
||
Kontrolli i përgatitjes fizike ka karakter eliminues dhe në procedurat e mëtejshme nuk renditen kandidatët të cilët nuk plotësojnë normat e parashikuara, apo ata të cilët nuk fitojnë së paku50% të pikëve të parapara për secilën disiplinë veç e veç, gjegjësisht gjithsej 5 pikë nga 10 pikët e mundshme për të gjitha disiplinat.
Gjatë testimit të aftësive kandidatët duhet të kenë me vete dokumente për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë)dhe pajisje sportive.
Në afat prej 24 orëve pas marrjes së gjitha rezultateve, Komisioni i konkursit përpilon dhe publikon në tabelën për shpallje dhe në ueb faqen e Akademisë rang-listën preliminare e kandidatëve për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në Akademi.
Në rang listën preliminare theksohen numri i pikëve nga arsimi i mesëm (suksesi mesatar), numri i pikëve nga matrura shtetërore (suksesi mesatar), numri i pikëve nga provimet e realizuara pranuese në matematikë dhe gjuhë angleze, numrin e pikëve nga testi i aftësisë fizike dhe numrin total të pikëve për çdo kandidat.
Kusht për rangim dhe zgjedhje të kandidatëve për pranim në Akademinë, është të kenë të fituar së paku 60 pikë, të fituar në të gjitha bazat, nga 100 pikët e mundshme.
Në rang-listën preliminare, kandidati ka të drejtë të ankohet deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë pranë Komisionit të Konkursit brenda 24 orëve nga koha e publikimit të saj. Ankesa dorëzohet personalisht në lokalet e Akademisë ushtarake në Shkup në rr. “Vasko Karangeleski” pn.
Vendimet në lidhje me ankesat publikohen në tabelën për shpallje dhe në ueb faqen e Akademisë, në afat prej 24 orëve nga kalimi i afatit për parashtrim të ankesave.
Vendimi i Drejtorisë së Akademisë në lidhje me ankesat është përfundimtare.
Në rast se nuk ka të dorëzuara ankesa në afatin e përcaktuar, rang-lista preliminare bëhet përfundimtare.
Në rast se dy ose më shumë kandidatë kanë pikë të barabarta dhe nuk mund të bëhet përzgjedhja e numrit të paraparë të kandidatëve për pranim na Akademi, përparësi në zgjedhje do të kenë kandidatët – fitues të çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të rëndësishme për programin përkatës studimor. Llojin dhe përshtatshmërinë çmimeve dhe mirënjohjeve e përcakton Komisioni i konkursit.
Pas publikimit të rang-listës, këshilli mësimor-shkencor i Akademisë miraton propozim-mendim mbi të dhe të njëjtën ia dorëzon ministrit të mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar për pranimin e kandidatëve nga lista.
AFATET
Kandidatët e interesuar për pranim në Akademinë Ushtarake për vitin akademik 2024/2025 mund të aplikojnë në Akademinë ushtarake në Shkup në rr."Vasko Karangeleski" pn ose në mënyrë elektronike (dokumente origjinal të skanuara) në e-mailin: [email protected]në afatin e parë regjistrues nga dita e publikimit të konkursit deri më 20.06.2024, prej orës 08:00 deri në ora16:00.Nëse në afatin e parë pranues nuk plotësohet numri i planifikuar i kandidatëve, Akademia Ushtarake do të organizojë një afat të dytë regjistrimi më datë 30.08.2024, në periudhë prej orës 08:00 deri 16:00dhe nëse nuk pranohen kandidatë në numrin e planifikuar, Akademia ushtarake do të organizojë edhe afat të tretë regjistrues më datë 13.09.2024,në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Kandidatët që nuk kanë parashtruar dokumentet e kompletuara dhe kandidatët që do të paraqiten në mënyrë elektronike, janë të detyruar që dokumentet e duhura për paraqitje, në origjinal ti parashtrojnë deri te Akademia ushtarake më së voni gjatë realizimit të kontrolleve të përgatitjes fizike.
Pas përcaktimit të listave për paraqitje, kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për të testuar aftësitë psikofizike, përgatitjen fizike dhe për dhënien e provimeve pranuese për matematike dhe gjuhë angleze.
DOKUMENTET PËR PARAQITJE NË KONKURS
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- lutje, që merret në Akademinë Ushtarakeose mund të shkarkohet nga linku në vijim: https://ma.edu.mk/upis/kako-da-konkurirash
- fletëparaqitje, që merret në Akademinë Ushtarakeose mund të shkarkohet nga linku në vijim: https://ma.edu.mk/upis/kako-da-konkurirash
- dëftesa (origjinale) për të gjitha katër vitet e shkollës së mesme;
- diplomë nga matura shtetërore (origjinale)
- certifikatë shtetësie (origjinale ose kopje të vërtetuar në noter);
- certifikatë të lindjes (origjinale ose kopje të vërtetuar në noter);
- vërtetim nga gjyqi përkatës se nuk është marrë masë sigurie si ndalesë për kryerje profesioni, veprimtarie ose detyredhe
- vërtetim nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kandidatit.
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që arsimin e mesëm apo një pjesë të arsimit të mesëm e kanë përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument të lëshuar nga Ministria kompetente për nostrifikim të dëftesave për të gjitha vitet, për pjesën e viteve të mbaruara jashtë shtetit ose për diplomën e arsimit të mesëm të marrë jashtë vendit.
SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E STUDENTËVE
Kandidatët të cilët janë paraqitur në ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes, gjegjësisht të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve marrin statusin studentë/kadetë.
Gjatë kohës së shkollimit studentëve/kadetëve u sigurohen: akomodim në internate, ushqim, uniforma, veshje të brendshme dhe mbathje, tekste shkollore dhe mjete të tjera si dhe pajisje ndihmëse të nevojshme për studime, pa kompensim, sigurim shëndetësor dhe invalidor, pagesa mujore për të mbuluar nevojat personale më elementare, shpenzime të rrugës për ardhje në Akademi dhe kthim në fillim dhe mbarim të çdo viti shkollor dhe gjatë pushimit shkollor, si dhe shpenzime rrugore për tu dërguar në praktikë nga Akademia ushtarake.
Të drejtat dhe obligimet e posaçme mes studentëve/kadetëve dhe Akademisë ushtarake rregullohen me marrëveshje në pajtim me Ligjin për Akademi ushtarake dhe Statutin e Akademisë ushtarake.
Pas përfundimit të shkollimit studentët/kadetët dalin me rangun nëntoger nga gjinia përkatëse dhe pranohen në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në punë në Ministrinë e mbrojtjes.
Kandidatët që janë paraqitur për ciklin e parë të studimeve për nevojat e menaxhimit të krizave kanë statusin e studentit. Studentët lidhin marrëveshje me Akademinë Ushtarake, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella për realizimin e procesit mësimor-arsimor.
Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE