Konkurs për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e ministrisë së mbrojtjes dhe armatës së republikës së maqedonisë në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake Gjeneral Mihailo Apostollski – Shkup 2018/2019

25.07.2018

Sipas nenit 21 paragrafi 1 nga Ligji për Akademinë Ushtarake („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 83/2009), Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup shpall

 

 

 

 



K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2018/2019

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup shpall Konkurs për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake për 25 kandidatë edhe atë:
Studimet e ciklit të parë të studimeve organizohen sipas programeve studimore të akredituara me ligj, normativa, standarde dhe metodologji të pranuara nga hapësira e vetme Evropiane për arsim të lartë, të vlerësuara me kredi sipas EKTS-së. Programet studimore të ciklit të parë të studimeve në Akademi përmbajnë 240 kredi dhe zgjasin katër vite. Çdo vit në programin studimor përmban 60 kredi.

TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË KONKURS
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme:

  • të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
  • të kenë kryer maturën shtetërore, maturë ndërkombëtare, maturë shkollore në arsimim gjimnazi apo të kenë dhënë provimin e arsimimit profesional të mesëm në kohëzgjatje katër vjeçare;
  • mos të jenë më të moshuar se 21 vjeç në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve dhe
  • të jenë të aftë psiko-fizikisht (vërtetohet përmes komisionit ushtarako-mjekësor).
  • Krahas kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të përmbushin edhe kushtet e veçanta:
  • të mos të kenë marrë masë ndalese për kryerje të profesionit, aktivitetit apo detyrës;
  • të plotësojnë kriteret e sigurisë sipas Ligjit për Informata të Klasifikuara, që i vërteton shërbimi përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe
  • me sukses të kenë kaluar testin për aftësi fizike me Test – program për kontrollimin e aftësive motorike të studentëve/kadetëve dhe të studentëve të programeve të akredituara studimore në ciklin e parë të studimeve në Akademi


Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë që kanë kryer arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë apo një pjesë të arsimit të mesëm jashtë shtetit, si dhe kandidatët të cilët kanë mbaruar maturën ndërkombëtare, regjistrohen në kushte të barabarta dhe kritere të ciklit të parë të studimeve.
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për shkollim në Akademi mbahet llogari për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive etnike dhe zhvillim të perspektivës gjinor, duke respektuar parimet e profesionalizmit dhe kompetencave.
Në pajtim me Ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, fëmijët e pjesëtarit të vrarë apo të ndjerë të forcave të sigurimit dhe fëmijët e invalidit të luftës nga grupi I deri VII invaliditet të luftës do të kenë përparësi gjatë regjistrimit në Akademinë, me kusht që ti plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, si dhe të plotësojnë minimum pikë të vërtetuara në Konkurs.

KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR REGJISTRIMIT
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për regjistrim të ciklit të parë në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup, vitin akademik 2018/2019 krahas kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta merren parasysh kriteret e mëposhtme:

  • suksesi përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët të arritur në arsimin e mesëm;
  • suksesi i maturës shtetërore;
  • suksesi nga provimi i realizuar pranues nga matematika;
  • suksesi i provimit të realizuar me shkrim nga gjuha angleze dhe
  • suksesi i arritur nga testi i aftësive fizike.


VLERËSIMI I SUKSESIT
Vlerësimi i kritereve shprehet me pikë.
Numri maksimal i pikëve që kandidati mund ta fitojë sipas të gjitha kritereve është 100 pikë.
Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët, i arritur në arsimin e mesëm merr pjesë me më së shumti 35 pikë.

Në suksesin e përgjithshëm të arritur në arsimin e mesëm, si kriter për regjistrim, shtohet:

  • suksesi i maturës shtetërore ose maturës ndërkombëtare, me më së shumti 25 pikë;
  • suksesi i provimit pranues nga lënda e matematikës, me më së shumti 15 pikë;
  • suksesi i provimit pranues nga gjuha angleze, me më së shumti 15 pikë;
  • suksesi nga kontrollimi i përgatitjes fizike vlerësohet me më së shumti 10 pikë.


Vlerësimi i suksesit në arsim të mesëm bëhet si vijon: mblidhen të gjitha notat e dëftesave nga të gjitha vitet, shuma e fituar ndahet nga numri i notave dhe kështu mesatarja e fituar shumëzohet me 7. Në këtë mënyrë mund të merren maksimum 35 pikë.
Për kandidatët të cilët kanë kaluar maturën shtetërore në vitin shkollor 2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018 vlerësimi i suksesit të maturës shtetërore bëhet si vijon: për të gjithë kandidatët lëndë e detyrueshme eksterne nga matura shtetërore është gjuha amtare (Е1), lëndët tjera (eksterne dhe interne) të cilët kandidatët i zgjedhin në dhënien e provimit shtetëror, të cilat janë të rëndësishme për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake janë:
Lëndë zgjedhore eksterne (E2): matematika (niveli elementar), matematika (niveli i avancuar) ose gjuhë e huaj.
Lëndë interne:

  • për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi (dy lëndë I1 dhe I2);
  • për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), biznes, informatikë, fizikë, kimi, histori dhe një lëndë profesionale (dy lëndët I1 dhe I2).


Për dy lëndët eksterne:

  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore kanë dhënë provimin në lëndën eksterne, notës së lëndës eksterne i shtohet koeficienti 0,6 dha asaj i shtohet rangu perceptim i kandidatit (i shprehur në përqindje) për lëndën përkatëse i ndarë me 25;
  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë në pajtim me qëndrimin e mëhershëm, ndalen.


Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 14 pikë për dy lëndët eksterne, gjegjësisht 21 pikë për kandidatët të cilët kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar).
Për dy lëndët interne:

  • Notat nga secila lëndë interne që jepen nga matura shtetërore ndërsa janë të rëndësishme për Akademinë shumëzohen me koeficientin 0,8;
  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë interne kanë dhënë matematikën (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë ndahen;
  • Notat nga secila prej lëndëve interne që testohen në maturën shtetërore, dhe të cilat janë jo të rëndësishme për programin studimor ku kandidati konkurron, shumëzohet me koeficientin 0.


Në bazë të kësaj fitohen më shumë 8 pikë, gjegjësisht 12 pikë për kandidatët të cilët kanë dhënë provimin nga matematika (niveli i avancuar).
Për detyrën projektuese:
Nota e fituar nga detyra projektuese shumëzohet me koeficientin 0,6. Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 3 pikë.
Për kandidatët të cilët kanë kaluar maturën shtetërore në vitin akademik 2013/2014, 2014/2015 dhe 2015/2016 vlerësimi nga matura shtetërore bëhet në mënyrën si vijon: për të gjithë kandidatët lëndë e domosdoshme eksterne nga matura shtetërore është lënda gjuhë amtare (Е1), lëndët e tjera (eksterne dhe interene) që kandidatët i zgjedhin gjatë testimit të maturës shtetërore, dhe të cilat janë të rëndësishme për regjistrim në Akademi janë si vijon:
Lënda zgjedhore eksterne (Е2): matematika (niveli elementar), matematika (niveli i avancuar) ose gjuhë e huaj.
Lënda zgjedhore eksterne (Е3):

  • për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si E2), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si E2), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi.
  • për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si E2), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si E2), biznes, informatikë, fizikë, kimi, histori dhe lëndë profesionale.


Lëndë interne (I1):

  • për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi;
  • për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), biznes, informatikë, fizikë, kimi, histori сdhe një lëndë e profesionale.


Për tri lëndët eksterne:

  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore kanë dhënë provimin në lëndën eksterne që është e rëndësishme për programin studimor në të cilin konkurrojnë, nota e secilës lëndë eksterne shumëzohet me koeficient 0,4 dhe asaj i shtohet koeficienti në përqindje kandidatit (i shprehur në përqindje) për lëndën përkatëse i ndarë me 25;
  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura dyfishohen;
  • Për kandidatët që në maturën shtetërore kanë kaluar lëndën eksterne, që është jo i rëndësishëm për programin studimor ku kandidati konkurron, pikët nga kjo lëndë, të fituara sipas metodës së lartpërmendur, shumëzohen me faktorin 0.
  • Në bazë të kësaj fitohen më shumë 18 pikë nga të gjithë tri lëndët eksterne, gjegjësisht 24 për kandidatët që kanë dhënë provimin e matematikës (niveli i avancuar).


Për lëndën interne:

  • Nota nga secila lëndë interne që testohet nga matura shtetërore, dhe e cila është e rëndësishme për programin studimor ku ka aplikuar kandidati, shumëzohet me koeficientin 0,8;
  • Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë dyfishohen;
  • Nota nga secila lëndë interne që testohet nga matura shtetërore, dhe e cila nuk është e rëndësishme për programin studimor ku ka aplikuar studenti, shumëzohet me koeficientin 0.


Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 4 pikë, gjegjësisht 8 për kandidatët që kanë dhënë provimin e matematikës (niveli i avancuar).
Për detyrën projektuese:
Nota e fituar nga detyra projektuese shumëzohet me koeficientin 0,6. Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 3 pikë.
Për kandidatët të cilët kanë dhënë maturën ndërkombëtare vlerësimi bëhet në mënyrën në vijim: për katër lëndët mblidhen notat, shuma e fituar ndahet me katër, ndërsa pastaj ajo që fitohet shumëzohet me 4 (me çka fitohen më së shumti 20 pikë) dhe shtohet nota e temës së maturës (5 pikë).
Në këtë mënyrë mund të fitohen 25 pikë.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT
Për realizimin e Konkursit për regjistrim në ciklin e parë të studimeve të Akademisë formohet komisioni i konkursit, komisioni për realizimin e provimit pranues nga lënda e matematikës dhe gjuhës angleze, komisioni për realizim të kontrollimit të përgatitjes fizike dhe komisioni për pranim të dokumenteve dhe për përpunimin e të dhënave.
Gjatë realizimit të provimit pranues, kandidatët duhet të kenë dokumente për përcaktim të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë).
Para se të fillojë testimi i përgatitjes fizike bëhet vërtetimi i gjendjes psikofizike të kandidatëve. Ky testim ka karakter eliminues.
Aftësia psikofizike e kandidatëve përcaktohet me pasqyrë specialistike dhe notë nga komisioni mjekësor ushtarak.
Komisioni mjekësor ushtarak kryen kontrollim të aftësisë psikofizike në pajtim me Rregulloren për matjet për vlerësim të aftësisë së posaçme dhe shëndetësore dhe fizike për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Procedura për realizimin e testimit për përgatitje fizike përbëhet nga kontrolli i përgatitjes fizike në disiplinat e mëposhtme:

 

 

Kërcim në largësi nga vendi

Qëndrim në traversë

Ushtrime barku

Vrapim

 

М

F

М

F

М

F

М

1600 m

F
800 m

Pikë minimale

Centimetra

Përsëritje

Qëndrime në traversë /sek.

Ngritje

minuta

 

180

120

3

3

25

25

8,00

6,00

 


Testimi i përgatitjes fizike ka karakter eliminues dhe në procedurat e mëtejshme nuk renditen kandidatët të cilët nuk plotësojnë normat e parashikuara, apo ata të cilët nuk fitojnë së paku 50% të pikëve të parapara për secilën disiplinë veç e veç, gjegjësisht gjithsej 5 pikë nga 10 pikët e mundshme për të gjitha disiplinat.
Gjatë testimit të aftësive kandidatët duhet të kenë me vete dokumente për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë).
Renditjen e kandidatëve e bën Komisioni i Konkursit. Kushti për përzgjedhjen e kandidatëve për pranim në Akademi është të fitohen së paku 60 pikë, të marra nga të gjitha kriteret nga 100 pikë të mundshme.
Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrolleve të përgatitjes fizike, Komisioni i konkursit përpilon dhe publikon në tabelën për shpallje të Akademisë rang-listën preliminare të rezultateve të fituara për kandidatët për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në Akademi.
Në rang-listën preliminare theksohet numri i pikëve nga arsimi i mesëm (suksesi mesatar), numri i pikëve nga matura shtetërore (suksesi mesatar), numri i pikëve nga provimet e realizuara pranuese nga lënda e matematikës dhje gjuhës angleze, numri i pikëve nga kontrollimi i përgatitjes fizike dhe numri i përgjithshëm i pikëve për secilin kandidat.
Në rang-listën preliminare, kandidati ka të drejtë të ankohet deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë pranë Komisionit të Konkursit brenda 24 orëve nga koha e publikimit të saj.
Ankesa dorëzohet personalisht në lokalet e Akademisë ushtarake në Shkup në rr. “Vasko Karangeleski” pn.
Vendimet në lidhje me ankesat publikohen në tabelën për shpallje dhe në ueb faqen e Akademisë në afat prej 24 orëve nga kalimi i afatit për parashtrim të ankesave.
Vendimi i Drejtorisë së Akademisë në lidhje me ankesat është përfundimtare, pas së cilës Komisioni i konkursit e publikon rang-listën përfundimtare në tabelën për shpallje dhe ueb faqen e Akademisë.
Në rast se nuk ka të dorëzuara ankesa, rang-lista preliminare bëhet përfundimtare pas kalimit të afatit për dorëzim të ankesave.
Në rast se dy ose më shumë kandidatë kanë pikë të barabarta dhe nuk mund të bëhet përzgjedhja e numrit të paraparë të kandidatëve për pranim na Akademi, përparësi në zgjedhje do të kenë kandidatët – fitues të çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të rëndësishme për programin përkatës studimor. Llojin dhe përshtatshmërinë çmimeve dhe mirënjohjeve e përcakton Komisioni i konkursit.
Pas publikimit të rang-listës, këshilli mësimor-shkencor i Akademisë Ushtarake miraton propozim mendim mbi të dhe të njëjtën ia dorëzon ministrit të mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar për pranimin e kandidatëve nga lista.

AFATET
Kandidatët e interesuar për pranim në Akademinë Ushtarake për vitin akademik 2018/2019 mund të aplikojnë në afatin e parë regjistrues më datë 15 dhe 16.08.2018, prej orës 8,30 deri në ora 16,30 Nëse në afatin e parë pranues nuk plotësohet numri i planifikuar i kandidatëve, Akademia Ushtarake do të organizojë një afat të dytë regjistrimi më datën 11.09.2018.
Pas përcaktimit të listave për paraqitje, kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për të testuar aftësitë psikofizike dhe gjendjen fizike dhe për dhënien e provimeve pranuese për matematike dhe gjuhë angleze..

DOKUMENTET PËR APLIKIM NË KONKURS
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Lutje, që merret në Akademinë Ushtarake;
  • aplikacionin që merret në Akademinë Ushtarake;
  • dëftesa për të gjitha katër vitet e shkollës së mesme në origjinal;
  • diplomë për provimin e maturës shtetërore në origjinal;
  • certifikatë shtetësie në origjinal;
  • certifikatë të lindjes në origjinal;
  • vërtetim nga gjyqi përkatës se nuk është marrë masë sigurie si ndalesë për kryerje profesioni, veprimtarie ose detyre.
  • vërtetim nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kandidatit.


Kandidatët të cilët provimin e maturës e kanë dhënë në vitin shkollor 2017/2018, diplomën për provimin e dhënë të maturës mund të dorëzojnë në mënyrë plotësuese, a më së voni deri me datën 31.08.2018.
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë që arsimin e mesëm apo një pjesë të arsimit të mesëm e kanë përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument të lëshuar nga Ministria kompetente për nostrifikim të dëftesave për të gjitha vitet, për pjesën e viteve të mbaruara jashtë shtetit ose për diplomën e arsimit të mesëm të marrë jashtë vendit.
Dokumente për aplikim në konkurs kandidatët duhet t’i dorëzojnë personalisht në Akademinë Ushtarake në Shkup, rr.Vasko Karangeleski “p.n.

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E STUDENTËVE
Kandidatët të cilët janë paraqitur në ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes, gjegjësisht të Armatës së Republikës së Maqedonisë pas përfundimit të studimeve marrin statusin studentë/kadetë.
Gjatë kohës së shkollimit studentëve/kadetëve u sigurohen: akomodim në internate, ushqim, uniforma, veshje të brendshme dhe mbathje, tekste shkollore dhe mjete të tjera si dhe pajisje ndihmëse të nevojshme për studime, pa kompensim, sigurim shëndetësor dhe invalidor, pagesa mujore për të mbuluar nevojat personale më elementare, shpenzime të rrugës për ardhje në Akademi dhe kthim në fillim dhe mbarim të çdo viti shkollor dhe gjatë pushimit shkollor, si dhe shpenzime rrugore për tu dërguar në praktikë nga Akademia ushtarake.
Të drejtat dhe obligimet e posaçme mes studentëve/kadetëve dhe Akademisë ushtarake rregullohen me marrëveshje në pajtim me Ligjin për Akademi ushtarake dhe Statutin e Akademisë ushtarake.
Pas përfundimit të shkollimit studentët/kadetët dalin me rangun nëntoger nga gjinia përkatëse dhe pranohen në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë në Ministrinë e mbrojtjes.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE

Njoftim: Konkursi u shpall më 25.07.2018 në Veçer dhe Koha.
Konkursi link