Konkurs për regjistrim të studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Akademinë Ushtarake GENERAL MIHAJLLO APOSTOLLSKI – SHKUP 2014/2015

24.12.2014

 

KONKURS PËR REGJISTRIM TË STUDENTËVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE NË AKADEMINË USHTARAKE “GENERAL MIHAJLLO APOSTOLLSKI” – SHKUP NË VITIN STUDIMOR 2014/2015

 

 

 

 

 


Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Akademi ushtarake (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 83/2009), nenit 88 paragrafi 1 të Statutit të Akademisë ushtarake dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën për realizimin e konkursit për regjistrim dhe zgjedhje të kandidatëve për cikël të dytë të studimeve, Akademia ushtarake publikon

KONKURS
për regjistrim të studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Akademinë ushtarake “General Mihajllo Apostollski” – Shkup në vitin studimor 2014/2015

Akademia ushtarake “General Mihajllo Apostollski” – Shkup (në tekstin e mëtutjeshëm: Akademia), publikon konkurs për studentë të ciklit të dytë të studimeve për vitin studimor 2014/2015, në programet studimore në vijim:

Studime shkencore (magjistraturë) nga sfera e:

-   Siguri dhe mbrojtje (30 kandidatë) dhe

-   Menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim (10 kandidatë)


 Studimet e ciklit të dytë të studimeve – magjistraturë organizohen në Akademi sipas programeve studimore akademike të akredituara me ligj, normativa, standarde dhe metodologji të pranueshme nga Hapësira e vetme evropiane për arsim sipëror, të vlerësuar me kredi sipas SETK. Programet studimore të ciklit të dytë të studimeve të Akademisë zgjasin deri në një vjet (dy semestra) dhe me përfundimin e e tij arrihen 60 kredi.

TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË KONKURS


Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:

- personat të cilët kanë mbaruar arsim sipëror;

- të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet (8 semestra), ose me së paku 240 kredi të arritura sipas SETK dhe

- të kenë të mbaruara programe përkatëse studimore nga cikli i parë, të përcaktuar nga Akademia si studime të përshtatshme për regjistrimin e programeve të veçanta studimore nga cikli i dytë.

SHPENZIMET PËR STUDIMET

Studentët e ciklit të dytë të studimeve – magjistraturë regjistrohen me bashkëfinancim të studimeve. Shuma e bashkëfinancimit për semestër është 400 EUR dhe për mbrojtje të punimit të magjistraturës 300 EUR në kundërvlerë denarë sipas kursit mesatar të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e pagesës.

Shtetasit e huaj kanë të drejtë të regjistrojnë ciklin e dytë të studimeve me kushte të barabarta sikurse shtetasit e Republikës së Maqedonisë, duke paguar çmimin e plotë të studimeve, përveç se nëse ajo është e rregulluar me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.

PROCEDURA E REALIZIMIT TË KONKURSIT


Konkursin për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve në Akademi e realizon Komisooni i formuar nga ministri i mbrojtjes.

Komisioni konkurrues përpilon rang-listë të kandidatëve të pranuar që do të publikohet në tabelën e shpalljeve të Akademisë dhe në ueb faqen e Akademisë (http://www.ma.edu.mk).

Gjatë përpilimit të rang listës duhet të bartet llogari për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të kandidatëve të cilët i takojnë të gjitha komuniteteve me respektimin e kriterit për profesionalizëm dhe kompetencë si dhe respektim të parimit të barazisë gjinore. Kandidati i cili konsideron se procedura nuk është realizuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë për ankesë në afat prej 24 orëve nga dita e publikimit të rezultateve në tabelën e shpalljeve dhe ueb faqen e Akademisë që e dorëzon deri tek Dekanati i Akademisë.

Vendimi pas ankesës sillet në afat prej 24 orë nga momenti i shtruarjes së ankesës. Vendimi i kumtohet shtruesit të ankesës duke e vendosur atë në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë.

Rang-lista bëhet përfundimtare pas kalimit të afatit të shtruarjes së ankesës. Të drejtat dhe obligimet e posaçme të kandidatëve të pranuar për studentë në ciklin e dytë të studimeve në Akademi rregullohen me marrëveshje në pajtim me Statutin e Akademisë.

Kandidati e merr të drejtën e regjistrimit nëse gjendet në rang-listë afër numrit që është i paraparë me Konkursin për regjistrim.

Kandidati i cili ka fituar të drejtën e regjistrimit, ndërsa në afatin e paraparë nuk mund ta bëjë regjistrimin e humbë të drejtën dhe në vend të tij të drejtën për regjistrim e fiton kandidati tjetër në rang-listë.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE 
Për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve (magjistraturë), kandidatët i dorëzojnë dokumentet në vijim:


- fletëparaqitje për regjistrim që merret në Akademi;

- dëshmi për cikël të parë të mbaruar të studimeve (diplomë në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter), kandidatët të cilët kanë përfunduar jashtë vendit dhe kandidatët shtetas të huaj të dorëzojnë vendim për ekuivalencë dhe njohje të kualifikimit për arsim sipëror të marrë jashtë vendit për cikël të parë të mbaruar të studimeve);

- certifikatë për provime të dhëna me nota dhe kredi (origjinal ose kopje të vërtetuar në noter); kandidatët të cilët kanë përfunduar jashtë vendit dhe shtetas të huaj dorëzojnë vendim për ekuivalencë të notave;

- biografi të shkurtë (CV);

- certifikatë të lindjes;

- certifikatë të shtetësisë;

- vërtetim për njohje të gjuhës së huaj;

- rekomandime nga punëtori mësimore ose shkencore (nëse ka të tilla)

- listë të punimeve profesionale ose shkencore dhe kopje të tyre (nëse ka);

- çmime, mirënjohje dhe dokumente të tjera.

Dokumentet për paraqitje në ciklin e dytë të studimeve të dorëzohen personalisht në objektet e Akademisë, në adresën: rr. “Vasko Karangeleski” pn.

 

AFATI PËR PARAQITJE


Kandidatët e interesuar për shkollim në ciklin e dytë të studimeve në vitin studimor 2014/2015 mund të paraqiten në afat prej 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e publikimit të konkursit.

Nëse në afatin e parë për paraqite nuk paraqiten dhe nuk do të pranohen kandidatë në numrin e planifikuar, Akademia do të organizojë afat të dytë për paraqitje 3 (tre) ditë pas publikimit të rang-listës përfundimtare.

AKADEMIA USHTARAKE