KONKURS Për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në Akademinë ushtarake në Shkup

16.12.2014

Në bazë të nenit 63 dhe 131 të Ligjit për arsim të lartë dhe nenit 18 paragrafi 1 alineja 6 të Ligjit për Akademi ushtarake (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 83/09), Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” – Shkup publikon,

KONKURS

Për zgjedhje/rizgjedhje të mësimdhënësve në Akademinë ushtarake në Shkup

 

I. ZGJEDHJE TË MËSIMDHËNËSIT NË TË GJITHA TITUJT MËSIMOR-SHKENCOR PËR FUSHAT, SFERAT, DEGËT DHE LËNDËT MËSIMORE-SHKENCORE NË VIJIM                  

1. MËSIMDHËNËS NË TË GJITHA TITUJT NË SFERËN SHKENCORE – SHKENCAT TEKNIKE TEKNOLOGJIKE, FUSHA SHKENCORE: INXHINIERIA E TELEKOMUNIKACIONIT, DEGA SHKENCORE: TEORIA E INFORMACIONEVE, ANTENAT SHTRIRJA E VALËVE DHE RADIOKOMUNIKIMI – një (1) realizues

2. MËSIMDHËNËS NË TË GJITHA TITUJT NË SFERËN SHKENCORE – SHKENCAT TEKNIKO – TEKNOLOGJIKE, FUSHA SHKENCORE: MATERIALET, DEGA SHKENCORE: NANOMATERIALET DHE MATERIALET KOMPOZITE – një (1) realizues

3. MËSIMDHËNËS NË TË GJITHA TITUJT NË SFERËN SHKENCORE – SHKENCAT SHOQËRORE, FUSHA SHKENCORE: SHKENCAT ORGANIZATIOVE DHE MENAXHIM, DEGA SHKENCORE: MENAXHIM ME SISTEME, VENDOSJE, MENAXHMENT SISTEME DHE MENAXHIM ME RESURSE NJERËZORE  një (1) realizues

4. MËSIMDHËNËS TITULLAR NË SFERËN SHKENCORE – SHKENCAT SHOQËRORE, FUSHA SHKENCORE: SIGURA, DEGA SHKENCORE: KRIMI I ORGANIZUAR, KRIMINOLOGJIA DHE TEORIA E PËRGJITHSHME E KRIMINOLOGJISË – një (1) realizues

5. MËSIMDHËNËS NË TË GJITHA TITUJT NË SFERËN SHKENCORE – SHKENCAT TEKNIKE TEKNOLOGJIKE, FUSHA SHKENCORE: INXHINIERIA INDUSTRIALE DHE MENAXHMENT, DEGA SHKENCORE: METODAT E TEORISË SË SISTEMIT DHE ANALIZA E SISTEMIT, HULUMTIMET OPERACONALE DHE TEORIA E VENDIMMARRJES – një (1) realizues

II. Krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligjin për marrëdhënie pune, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet në vijim:

1. Kandidatët për zgjedhje në titujt mësimor-shkencor në Akademinë ushtarake duhet:

- të kenë të mbaruar ciklin e tretë të studimeve (doktor shkencash) në fushën shkencore për të cilin bëhet zgjedhja,

- t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme të përcaktuara me Ligjin për marrëdhënie pune, kushtet e theksuara në nenin 124, 125 dhe 142 nga Ligji për arsim të lartë, Ligjit për akademi ushtarake, Rregulloren për kriteret dhe dispozitat për zgjedhje në titujt mësimor – shkencor, mësimor dhe bashkëpunues të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe Rregullores për kriteret dhe dispozitat për zgjedhje në titujt mësimor dhe bashkëpunues të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup.

III. Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Kandidatët për zgjedhje në titujt mësimor-shkencor:

- fletëparaqitje për konkurs,

- biografi të shkurtë (në formë të shkruar dhe elektronike),

- diplomë për mbarim të arsimit përkatës (një kopje të diplomës origjinal ose kopje të vërtetuar në noter);

- diplomat e huaja të jenë të nostrifikuara dhe të plotësuara me ekuivalencë të notave;

- lista e punimeve të publikuara shkencore dhe profesionale (nga një kopje e punimeve dhe formë elektronike PDF);

- certifikatë të shtetësisë

- deklaratë formular 1 nga Komisioni për verifikim të fakteve dhe kopje të deklaratës me vërtetim për pranim nga Komisioni (e mundshme në Ueb faqen e www.kvf.org.mk).

Konkursi zgjatë 8 ditë duke llogaritur nga dita e ardhshme e ditës së publikimit.

Dokumentet të dorëzohen deri në arkivin e Akademisë ushtarake në adresë: rr. “Vasko Karangelleski” pn Shkup.

Dokumentet e dorëzuara pas afatit me dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.